Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Evakuohen dy familje të bllokuara nga bora në Rugovë

Policia e Kosovës ka evakuuar dy familje në Bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Shtupeq i Vogël, pasi ishin bllokuar nga bora e madhe.

Evakuimi ka ndodhur të dielën, ku autoritetet kanë marrë informacion nga një qytet për familjet e bllokuara.

“Patrulla kufitare , menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora , pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre. Në mbeshtetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin policor.

Në mesin e të bllokuarve thuhet se pati edhe fëmijë, derisa shoqërimi i tyre është bërë deri në qytetin e Pejës.

“Drejtoria Rajonale e Policise Kufitare ‘Perendimi’ – Gjakovë, është e përkushtuar që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit çdo herë dhe në çdo kohë ku e kërkon nevoja.”

 

Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë,...

Posted by Kosovo Police on Monday, December 13, 2021