Në kryeqytetin e Shqipërisë së shpejti do të hapet zyra e EUROPOL-it, njoftojnë mediat e Tiranës.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajoi prokurorët që të aplikojnë për SPAK-un.
“Do të ketë mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja. Do të jepen 34 milionë euro për të mbështetur reformën në drejtësi”, tha ai.
Ndërkohë, ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale kroate (USKOK), Tamar Laptosh, e cila do të jetë eksperte e EURALIUS-it për dy vjet në Shqipëri, tha se duhet “jo vetëm ndjekje penale, por konfiskim i aseteve të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsionit”.
Artikuj të ngjashëm
- Lufta kundër krimit ka avancuar, Shqipëria në negociatat e anëtarësimit në BE
-
Kosova e Shqipëria me marrëveshje për hetime të përbashkëta
-
Europoli paralajmëron për rritje të krimit të organizuar
-
Policia e Kosovës dërgon zyrtar ndërlidhës në Europol
-
Policia spanjolle do të ndihmojë Ukrainën të hetojë “krime të mundshme lufte”