Maria Bamieh, ish-prokurore e misionit të EULEX-it, ka folur të shtunën në Prishtinë për dyshimet për korrupsion që i kishte sinjalizuar në këtë mision, për çka edhe i ishte shkëputur edhe kontrata. Ajo tregoi se si kishte zbuluar dyshimet për korrupsionin në rastin e Ilir Tolajt, ish-ministër i Shëndetësisë dhe si kishte mësuar nga përgjimet se gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit, takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt, kur ky gjendej në burg, për ta zhdukur rastin në këmbim të një pagese.
Por, Zyra e EULEX-it ka thënë se Bamieh nuk ka thënë asnjë të vërtetë gjatë konferencës të së shtunës në Prishtinë. Në një reagim disa orë më pas, EULEX-i tha se provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016, nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it nga akuzat që ajo i ka bërë.
“Ne e kemi dëgjuar Maria Bamieh të përsërisë akuza, thashetheme, përgojime të pabazuara. Bamieh nuk e prezantoi as edhe një provë të re”, thuhet në reagim.
Për më tepër, EULEX-i shton se rasti i Bamieh në Britani të Madhe kundër misionit më të madh të jashtëm të BE-së në Kosovë, ishte hedhur poshtë më 2018.
“Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga insttiucionet e drejtësisë”, thuhet në fund të reagimit, ndërkaq EULEX-i ka bashkangjitur edhe vegëzat e dokumenteve lidhur me rastet e Bamieh.
-
Florit i quan shpifje akuzat e ish-prokurores Bamieh
-
Bamieh: Gjyqtari Francesco Florit takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt për zhdukjen e rastit
-
Ish-prokurorja e EULEX-it vjen si fituese, ftohet si e dyshuar
-
Prokuroria e Prishtinës e fton ish-prokuroren e EULEX-it për intervistim
-
Prokuroria jep sqarim për ftesën për intervistim të ish-prokurores së EULEX-it