Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka ftuar ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, për intervistim.
Ftesa për intervistim është bërë për datën 25 korrik. Bamieh është shprehur e gatshme të bashkëpunojë.
Bamiehi është ftuar që të intervistohet për dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe "zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.
Nga Prokuroria e Prishtinës kanë thënë se ftesa Bamiehit i ka shkuar për shkak se s'është mundur t'i sigurohet deklarata viteve të kaluara.
"Mund t'ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të pamundësisë për sigurimin e deklaratës nga Maria Bamieh viteve të kaluara, i ka bërë ftesë për intervistim të njejtës, pas zhvillimit të konferencës së sotme", thuhet në reagimin e Prokurorisë.
Ftesa për intervistim i është bërë menjëherë pasi mbaroi konferencën për shtyp të shtunën në Prishtinë.
Edhe
Prokuroria jep sqarim për ftesën për intervistim të ish-prokurores së EULEX-it
Bamiehi ka sinjalizuar rastet për korrupsion në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Evropian, EULEX, për çka edhe i është shkëputur kontrata. Ajo më 3 korrik të këtij viti arriti një marrëveshje gjyqësore me qeverinë britanike për t'u dëmshpërblyer me 423 mijë funte, ende pa nisur shqyrtimi i rastit të saj.
-
Ish-prokurorja e EULEX-it vjen si fituese, ftohet si e dyshuar
-
Florit i quan shpifje akuzat e ish-prokurores Bamieh
-
EULEX-i reagon ndaj ish-prokurores Bamieh: Po përsërit përgojime të pabazuara
-
Ish-prokurorja që sinjalizoi korrupsionin në EULEX arrin marrëveshje gjyqësore me qeverinë britanike, fiton mbi 400 mijë funte