Eshtrat e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët, sipas të cilëve ceremonia e rivarrimit organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, raporton kosovapress.
Ndërkohë, edhe Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit, dhe propozim vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 Nëntorit të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Homazhe për heronjtë Fazliu, Zhitia dhe Rrahmani, të cilën sot rivarrosen në Velani
-
Vepra e Zhitisë dhe Fazliut vlerësohet se frymëzoi mijëra luftëtarë të UÇK-së
-
Përkujtohen Agron Rrahmani e Bahri Fazliu
-
Të premten rivarrosen eshtrat e njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec
-
Rivarrosen mbetjet mortore të dy viktimave të luftës