Tri vjet pa e përfunduar dënimin e tij, Miodrag Sholaja, është liruar nga burgu në Serbi.
Ai u dënua pasi u gjet fajtor për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1998-99, në masakrën ndaj familjes Bogujevci.
Ai ishte i dënuar me 15 vjet burgim.
Lidhur me këtë rast ka reaguar zëvendëskryeministri në dorëheqje i Kosovës, Enver Hoxhaj. Sipas tij, Serbia në vazhdimësi po tallet me viktimat e luftës, teksa ka thënë se këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën.
“Këto ditë në Serbi është liruar nga burgu, tre vjet para përfundimit të dënimit, personi i cili është akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë. Nga ky krim arritën të shpëtojnë pesë fëmijë, e në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Koha.net.
“Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luajë me nervat e të gjithëve në të gjitha planet, madje edhe atë ushtarak”, ka thënë më tej Hoxhaj.
-
Lluka e quan tallje me viktimat e luftës, lirimin e kriminelit që vrau 14 civilë në Kosovë
-
Dhjetëra mijëra viktima shqiptare, 23 vjet pa drejtësi
-
Bogujevci pas arrestimit për drogë të kriminelit serb që ia masakroi familjen: Jemi larg drejtësisë
-
Vrau 9 shqiptarë në Kroaci, Serbia dënon ish-ushtarin jugosllav me 15 vjet burgim
-
Zmajeviqit i konfirmohen 14 vjet burgim për krime lufte në Zhegër të Gjilanit