Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përfshirë Kosovën në mesin e tri shteteve të Ballkanit Perëndimor, që kanë udhëheqësi që besojnë se popullizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rruga përpara.
Në kuadër të “Forumit të Dubrovnikut”, Escobari ka ndarë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në dy “rrugë”. Sipas tij, në njërin shirit janë shtetet anëtare të BE-së si stabile e kontribuuese në stabilitetin rajonal dhe tjerat që përballen me sfida të veta.
“Isha optimist se mundësia fantastike ekonomike do të na mundësojë të zgjidhim çështjet politike. Fatkeqësisht vetëm gjysma është e vërtetë. Rajoni është ndarë në dy shirita, njëri me shtetet në NATO që janë shumë më stabile, kontribuuese në stabilitetin rajonal dhe të vendosur në rrugën drejt integrimit evropiane dhe tjetri që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e të tjerëve në rajon teksa ngecin me sfidat e veta. Dallimet kyçe janë që shtetet që janë në NATO dhe që kanë pasur zhvillimet më të mëdha janë ato që kanë tejkaluar sfidat e rivaliteteve etnike. Dhe ata që vazhdojnë të kenë lidership që beson se populizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rrugët përpara, janë ata që po shohin më shumë sfida. Shpresoj të shohim të dyja, zgjerimin evropian, dialogun dhe angazhimin e fuqishëm amerikan që t’i ndihmojmë tri shtetet të lëvizin dhe të kthehen në rrugën që duhet të jenë, në përputhje me BE-në dhe fqinjët e tyre që po bëjnë shumë më mirë se ato”, ka thënë ai.
Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e NATO-s. Kosova, Serbia e Bosnja nuk janë pjesë e NATO-s.
Ai i është përgjigjur edhe ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që u shpreh se BE-ja pa SHBA-në dhe NATO-n është “tigër prej letre”. Sipas Escobarit, gjithçka pozitive që ka ndodhur në gjeneratën e fundit ka qenë nga bashkëpunimi amerikano-evropian.
-
Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së
-
Kongresisti amerikan pyet Escobarin: Pse nuk është sanksionuar Serbia
-
“Tigri prej letre” nxit reagimet e emisarëve e të opozitës
-
Escobar: Kosova e Serbia të marrin përgjegjësi për stabilitetin rajonal
-
Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin me ne do të kenë pasoja