Njësitë e Policisë së Kosovës kanë parakaluar para lapidarit të heroit Enver Zymberi në Prishtinë.
Këtë parakalim e kanë bërë në gjashtë vjetorin e rënies së kolegut të tyre në një operacion policor në fshatin Zupq të Zubin Potokut.
Te lapidari i heroit kurora me lule kanë vendosur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Behar Selimi.
Për nder të rënies së tij sot bëhen homazhe edhe tek varri i tij në Dubovc të Vushtrrisë si dhe do ta vizitojnë familjen e tij në Vushtrri, transmeton KP.
Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 në një operacion policor për të kthyer nën kontrollin e shtetit të Kosovës pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, Enver Zymberin e ka shpallur hero të Kosovës ndërsa një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij.
-
Enver Zymberi nderohet në gjashtë vjetorin e rënies
-
Shtatë vjet nga rënia e Enver Zymberit
-
Heroit të nderuar me rrugë e sheshe iu shkrua mbiemri gabimisht
-
Kurti kryen nderime para lapidarit për policët e rënë në detyrë
-
Osmani për Enver Zymberin: Policia e Kosovës, mbrojtësja e palëkundur e kufijve të shtetit tonë