Për vitin 2025, Ministria e Punëve të Brendshme në një listë, ka treguar emrat më të shpeshtë të fëmijëve të lindur në Kosovë, të cilët kanë dominuar në regjistrimin e lindjeve.
Për vajzat, emri më i preferuar është Ajla, i cili ka arritur 346 regjistrime, duke e renditur si emrin më të zakonshëm të vitit 2025. Pas saj renditet emri Dua me 342 regjistrime, dhe Hana me 254 regjistrime. Në vitin e kaluar, Dua ka qenë emri më i shpeshtë për vajza.
Për djemtë, Troi është emri më i preferuar me 296 regjistrime. Pas tij, renditet emri Mal me 244 regjistrime dhe Malik me 244 regjistrime gjithashtu. Edhe në vitin 2024 emri Troi ka qenë emri më i shpeshtë.


Artikuj të ngjashëm
-
10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë
-
Për 13 vjet lindën mbi 306 mijë fëmijë, 71 prej nënave ishin mbi 65-vjeçare
-
Pse prindërit po paguajnë të huaj për t’u vënë emër fëmijëve të tyre
-
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 33 gradë celsius
-
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 33 gradë celsius