Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar anëtarët në bordet e katër ndërmarrjeve publike.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”. Kryesues i Bordit është emëruar Nol Dedaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.
Qeveria votoi edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues, Feim Fetoshi, dhe anëtarë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.
Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin edhe të Bordit të kompanisë Ujitjes Radoniqi-Dukagjini.
12 kandidat i janë rekomanduar Qeverisë, përderisa për kryesues u propozua Ilir Dula. Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të kompanisë rajonale ujësjellësi “Bifurkacioni”.
Për kryesues të Bordit u propozua Naim Rexhaj kryesues, Kujtesa Ahmeti për anëtare, edhe Kujtesa Ramadani për anëtare./EO