Qeveria e Kosovës ka shkarkuar kryesuesin e Bordit të ndërmarrjes “Trainkos”, Nol Dedaj me arsyetimin se nuk ka kryer detyrat në bazë të përgjegjësive që ka marrë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Bordi i drejtorëve të ndërmarrjes “Trainkos” është vonuar në kërkim të përgjegjësisë nga menaxhmenti për rënie të performancës dhe shkeljet e evidentuara në raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Ajo ka thënë se Bordi nuk ka kërkuar përgjegjësi as për uljen e shpenzimeve në raport me të hyrat e ndërmarrjes.
“Tre anëtarë të Bordit kanë dhënë dorëheqje pasi kanë njoftuar aksionarin se nuk mund t’i plotësojnë detyrat për shkak të mospajtimeve me kryesuesin për organizimin e punës dhe pamundësimin e vendimeve për ndërmarrjen. Dy anëtarë kishin dhënë dorëheqje për arsye personale dhe kryesuesi ka mbetur i vetmi anëtarë i Bordit. Këto rrethana japin arsye se kryesuesi ka shkelur detyrat fiduciare dhe nuk ka përmbushur detyrat e parapara me kodin e etikës dhe qeverisjes korporatave. Propozojë shkarkimin e Bodrit, përkatësisht kryesuesin e Bordit si anëtarë të vetëm të mbetur, Nol Dedaj”, ka thënë ajo.
Ajo ka propozuar që të emërohet një bord i përkohshëm jo më gjatë se gjashtë muaj, me kryesues Riza Spanca, anëtarët Astrit Mehaj, Hasan Preteni dhe Shaban Neziri.
-
Kryesuesi i Bordit të “Trainkosit”: Vendimi për shkarkimin tim u mor për mosshkarkim të kryeshefit
-
Qeveria emëron anëtarët e Bordit të “Trainkosit”
-
Qeveria shkarkon Bordin e “Trepçës”, emëron një të përkohshëm
-
I shkarkuari akuzon Qeverinë Kurti se po tenton ta kapë “Trainkosin”
-
Emërohen anëtarët e bordit të “Trainkos” dhe tri ndërmarrjeve të tjera publike