Ka përfunduar me sukses punëtoria njëjavore e urodinamikës, uroterapisë dhe trajtimit endoskopik të refluksitveziko-urinar të fëmijëve, e cila ka zgjatur nga data 9 deri më 13 tetor në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ekspertët nga Universiteti i Linkopingut nga Suedia, Prof. Dr. Sven Mattson, Prof. Dr. Anders Spanberg,Prof. Dr. PederDrott, së bashku me ekipin vendor të urodinamikës nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve kanë mbajtur punëtorinë praktike me kontrolle dhe vizita me pacientë. Gjatë kësaj jave kanë vizituar dhe trajtuar 50 fëmijë me çrregullime të fshikëzës urinare, thuhet në njoftimin e QKUK-ut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë realizuar ekzaminime urodinamike të nivelit të par dhe ekzaminime cistometrike, trajtime uroterapiste, cistoskopi dhe trajtime endoskopike të refluksitveziko-ureteral Janë ekzaminuar edh shume fëmijë tjerë me anomali kongjenitale të traktit urinar.
Bashkëpunimi me ekipin suedez nga Linkshoping do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm me synim që të fillohet edhe një projekt i ri bashkëpunimi në fushën e kujdesit emergjent dhe intenziv në pediatri, përgatitje këto për funksionalizimin e Spitali të Fëmijëve që pritet të ndërtohet brenda dy vitesh si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ekipin mjekësor nga klinikat e QKUK-së e përbënin: Dr. sc. Sadik Llullaku, Prof. Dr. Nexhmi Hyseni, Dr. mr.sc. Gani Çeku, infermieret, Safete Shala, Myrvete Sopi, Burbuqe Berisha dhe Antigona Gashi, nga Klinika e Pediatrisë Dr. Valbona Stavileci, nga Klinika e Urologjisë, Dr. Destan Kryeziu, infermierët Trëndelinë Pllana dhe Arsim Menxhiqi.