Një ekip mjekësor nga Suedia, i përbërë nga kirurgë plastikë dhe anesteziologë, po qëndrojnë në QKUK dhe po trajtojnë pacientë, në bazë të një bashkëpunimi mes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Qendrës Klinike Universitare të Linkoping të Suedisë, i cili ka nisur më 2001, njofotn kumtesa nga QKUK, trasnemton Koha.net.
Bashkë me kirurgët nga Kosova, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, këtë javë, kanë kryer tri operacione mikrokirurgjike, në bazë të planifikimeve të bëra. Drejtori i Kirurgjisë Plastike në QKUK, dr. Zenë Buja, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me kirurgët suedezë.
Përveç ndihmës profesionale, Buja tha se Suedia i ka furnizuar edhe me pajisje mjekësore. “Bashkëpunimi me mjekët suedezë daton që nga viti 2001 është një bashkëpunim shumë i mirë, shumë i suksesshëm, për arsye se ky ekip i mjekëve suedezë na ka ndihmuar shumë, si në aspektin e ngritjes sonë profesionale, poashtu na kanë ndihmuar edhe me pajisje mjekësore”, tha Buja.
Erkki Torpilla, mjek nga Suedia, ndërkaq, foli për intervenimet kirurgjike dhe tregoi për aktivitetin e ekipit që drejton ai, me të cilën po qëndron në Kosovë që nga dita e hënë.
“Qëllimi dhe misioni ynë është që të japim leksione për kolegët tanë kirurgë plastikë. Fillimisht kemi bërë konsultime për vështirësitë rreth rasteve të operimeve plastike. Gjithashtu, kemi bërë shumë vizita dhe kemi dhënë rekomandime për kolegët tanë se si të veprohet ose jo. Kemi kryer operacione ku kemi menduar se ka përfitime në aspektin edukativ”, tha Torpilla.
Mjekët nga Suedia do të qëndrojnë në Kosovë deri ditën e premte. Kjo qendër universitare ka pasur bashkëpunim edhe me klinikat e tjera të QKUK-së.
-
Një ekip i mjekëve nga Suedia kryejnë 9 operacione në kirurgji plastike në QKUK
-
Mjekë nga Suedia po trajtojnë pacientët në QKUK
-
Në mungesë të një salle, në QKUK s’mund të kryhen operacionet estetike
-
QKUK: Mjeku nga Australia po operon 25 fëmijë me probleme kirurgjike
-
Mjekët italianë operojnë në QKUK 11 pacientë me probleme në zemër