Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njoftojnë se mjeku i njohur australian, Paddy Dewan, po qëndron këto ditë në Kosovë dhe me asistimin e kirurgëve kosovarë, po kryen intervenime tek fëmijët me probleme të lindura, në Kirurgjinë Pediatrike.
“ Sipas planit operativ, deri në fundjavë pritet të operohen 25 fëmijë, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit, të cilët do t'i kushtonin financiarisht shtrenjtë buxhetit të shtetit”, thuhet në komunikatën zyrtare nga QKUK.
Dewan ka qëndruar në Prishtinë për të dymbëdhjetën herë dhe në mënyrë vullnetare ka kryer operacione në QKUK, nga të cilat kanë përfituar fëmijët kosovarë, por edhe kirurgët pediatrikë, që kanë pasur mundësinë të mësojnë rreth aplikimit të metodave të fundit kirurgjike.
-
Mjeku nga Australia operon 30 fëmijë në QKUK
-
Mjekët italianë operojnë në QKUK 11 pacientë me probleme në zemër
-
Një ekip i mjekëve nga Suedia kryejnë 9 operacione në kirurgji plastike në QKUK
-
Kosova mbetet prapa me trajtimin e sëmundjeve të zemrës te fëmijët
-
Kardiokirurgë italianë operojnë fëmijët me probleme në zemër në QKUK