Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është punë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Tahiri ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar dhe tani duhet ai të pyetet për këtë çështje.
“Emisari amerikan Escobar kërkoi nga Kurti përgjigje për Asociacionin. Ky dokument doli sot në media. Për shumë media që më kanë shkruar sot, për të komentuar, përgjigja ime është kjo: Asociacioni është punë e Kurtit, ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar dhe tash atë duhet ta pyesni”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri e quan Kurtin dyfytyrësh
-
Tahiri: Qeveria Kurti nuk po merret fare me Asociacionin sepse e ka bërë kauzë
-
Tahiri: Kurti bëri kompromise me Serbinë, këtë herë e pranoi Asociacionin
-
Një vit e gjysmë më parë Kurti u vetofrua ta hartojë draftstatutin, tash e konsideron imponim për komunat
-
Tahiri: Qeveria e ka kthyer Kosovën prapa