Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, duke u shprehur se gjatë këtij mandati s’e ka kryer asnjë punë.
Ai ka thënë të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se dështimet, Qeveria po i mbulon me temën e Asociacionit, veriut dhe të urës.
“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar...Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s'kanë çka të flasin tjetër send”, ka theksuar Tahiri.
Sipas Tahirit, kryeministri Albin Kurti po i ikën ballafaqimit në Kuvend “pasi s’ka asnjë arritje”.
Konjufca: BE-ja me qasje diskriminuese po e trajton Kosovën si jo shtet
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po e trajton Kosovën si jo...-
Tahiri: Kosova është kthyer dramatikisht prapa falë eksperimenteve të Kurtit
-
Tahiri: Qeveria jotransparente - shumica parlamentare e ka tradhtuar besimin e qytetarëve
-
Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve
-
Tahiri: Qeveria ka dështuar në rrafshin e brendshëm dhe në atë të jashtëm
-
Më 2 maj Kuvendi diskuton për Raportin e DASH-it, opozita e quan Qeverinë të dobët