Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe në Obiliq grumbullohen ndihma për në Shqipëri

Te sheshi “Aziz Zhilivoda” në Obiliq, po grumbullohen pako ushqimore dhe jo vetëm, për t’i dërguar në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm i cili shkaktoi viktime në njerëz dhe dëme materiale.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka vizituar vendin ku po mblidhen këto pako, për ta përkrahur këtë aksion.

“Organizimi i qytetarëve dhe tifozëve të FC KEK-ut, të cilët edhe janë organizator të këtij aksioni, të lë pa fjalë! Ju lumtë!”, tha ai.

Komunikata për media thotë se “Gashi gjithashtu ka shprehur vullnetin e tij që nëse ndonjë familje ka mbetur pa shtëpi dhe i nevojitet strehim deri sa të normalizohet gjendja, do të ofrojë shtëpinë e tij për strehim”.

Ky aksion nga tifozët e FC KEK-ut do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes.

Image