Në këto momente të vështira, solidariteti ynë është i një rëndësie të jashtëzakonshme, prandaj Tifozat Kuq e Zi nga Malësia, kane fillua sot të bëjnë grumbullimin e të hollave që do të përdoren për blerjen e materialeve të nevojshme, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Malësia.org.
Gjithashtu nga TKZ-ja kanë njoftuar se aksionet e tjera, nga grupime të tjera, OJQ-të, etj, në lidhje me këtë rast, gjithmonë do të kenë përkrahjen e Tifozave Kuq e Zi!
Ndërkaq, Tifoz grupi i KF Deçiq “Bishat”, kanë filluar grumbullimin e ushqimeve, produkteve higjienike, veshmbathjeve, mbulesave etj, në qendër të Tuzit, për të prekurit nga termeti.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Tifozët e klubit grek solidarizohen me Shqipërinë, mbledhin ndihma
-
Edhe në Obiliq grumbullohen ndihma për në Shqipëri
-
Edhe sot nga e gjithë Kosova do të ketë grumbullim të ndihmave për Shqipërinë
-
Pas tërmetit në Shqipëri, shumë aksione solidarizimi u organizuan në Prishtinë dhe qytete tjera të vendit
-
Tifogrupet kosovare mobilizohen për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë