Pako me veshmbathje, gjëra ushqimore, batanije e gjësende të ndryshme, kanë mbledhur grupe të ndryshme nga Prishtina e komunat e tjera të Kosovës, për t’i dërguar në Shqipëri.
Aksion për mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmetet ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontingjenti i parë me ndihma të grumbulluara nga kjo parti është nisur për në Shqipëri në orët e pasdites të së martës, derisa iniciativa për grumbullimin e tyre do të vazhdojë edhe më tej.
Aksion për ndihma që do të nisen drejt Shqipërisë gjatë ditës ka organizuar edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Kryetari i saj, Kadri Veseli, kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të ndihmojnë aq sa kanë mundësi.
Një aksion i tillë humanitar do të organizohet të mërkurën edhe në Komunën e Deçanit. Derisa në kuadër të tij, ish-deputeti Daut Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë dhuruar pagën e tyre mujore.
Përveç partive, mbledhje të ndihmave kanë bërë e grupet e tifozëve “Plisat” nga Prishtina dhe “Intelektualët” nga Gjilani.
Mbledhja e ndihmave është duke u bërë edhe nga Forumi për Iniciativa Qytetare.
Nga tërmetet të cilat goditën Shqipërinë në mëngjesin e së martës kanë humbur jetën dhjetëra persona, derisa raportohet për qindra të lënduar.