Tri ditë pas fatkeqësisë së madhe që ndodhi në Shqipëri, ku shumë qytetarë humbën jetën pas një tërmeti që goditi këtë shtet, kosovarët kanë vazhduar të japin kontributin e tyre për të mbijetuarit e tërmetit.
Sheshi kryesor në qendër të Prishtinës ka qenë vetëm njëra nga shumë pikat grumbulluese, ku qytetarët po vazhdojnë të sjellin ndihmat nga më të ndryshmet, raporton KTV.
Udhëheqësit e organizatës humanitare “Nëna Terezë”, të cilët ka tri ditë që po dërgojnë ndihma në Shqipëri, thonë se gjendja atje është e rëndë, derisa shtojnë se këto ndihma po i dërgojnë shtëpi më shtëpi.
Një tjetër iniciativë e cila çdo vit mbledh para për familjet në nevojë, ka vendosur gjithashtu që disa prej parave t’ua dedikojë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Iniciativa për të mbledhur ndihma për të mbijetuarit nga ky tërmet, tashmë janë ndërmarrë edhe në shumë qytete të tjera të vendit, derisa fonde për të mbijetuarit po mblidhen edhe online, përmes Gofundme.
Kurse, ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ai bashkë me familjen e tij, kanë dhuruar 1 milion euro për tragjedinë e 26 nëntorit në Shqipëri.
-
Edhe sot nga e gjithë Kosova do të ketë grumbullim të ndihmave për Shqipërinë
-
Pas tërmetit në Shqipëri, shumë aksione solidarizimi u organizuan në Prishtinë dhe qytete tjera të vendit
-
Qytetarët e Kosovës mobilizohen për t’u ndihmuar turqve
-
Një vit nga tërmeti në Thumanë që mori jetën e 51 personave
-
Edhe shqiptarët e Plavë-Gucisë mbledhin ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri