Shqiptarët nga Plava dhe Gucia kanë vazhduar mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Mbledhja e të hollave është duke u bërë në Plavë, pranë Shtëpisë së Kulturës, si dhe në Guci në lokacionin Metro caffe bar, ku janë të vendosura kutitë për donacione.
Në shkresën e organizatorëve nga Plava dhe Gucia u bëhet thirrje të gjithë bashkëvendësve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor, i cili goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 52 viktima dhe dukë lënë mijëra njerëz pa kulm mbi kokë.
“Ndihma juaj, sado e vogël qoftë, ka vlerë të jashtëzakonshme, që edhe ne nga Plava e Gucia t’i bashkohemi karvanit humanitar”, thuhet në shkresën e organizatorëve. Siç, theksojnë, mjetet e mbledhura do të dorëzohen në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.

-
Kërkohet më shumë përkushtim për kosovarët që u ofruan strehim familjeve nga Shqipëria
-
Në Prishtinë, qindra qytetarë grumbullojnë ndihma për Durrës e Thumanë
-
Ndihmat pas tërmeteve në Shqipëri nisin me shifra të mëdha
-
Qytetarët nga e gjithë Kosova ofrojnë shtëpitë e tyre për të prekurit e tërmetit në Shqipëri
-
Vazhdon mbledhja e ndihmave në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet