Qytetarë të Kosovës kanë nisur mobilizimin për t’u ndihmuar qytetarëve të Turqisë që kanë pësuar nga tërmeti shkatërrues i së hënës.
Shoqata “Gercek” dhe organizata të tjera kanë nisur këtë iniciativë të martën pasdite. Në lagjen “Tophane” të Prishtinës po grumbullohen veshmbathje, produkte ushqimore e higjienike dhe produkte për ngrohje, për t’i dërguar në Turqi.

Deri tash ka mbërritur në gati 9500 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pasi tërmeti i madh ka shkaktuar dëme të mëdha në objektet e banimit.
Kosova ka shpallur ditë zie të mërkurën në nderim të viktimave në Turqi e Siri.
Artikuj të ngjashëm