Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV organizon tri pika grumbullimi për ndihma të cilat do të transportohen në Shqipëri

Foto: Koha / ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në facebook thotë se tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin, me këtë rast, kanë organizuar pika grumbullimi për ndihmë në Prishtinë, Prizren e Gjakovë.

“Me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tri pika grumbullimi, në zyrat tona në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina)”, thuhet në postim.

VV thotë se pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile.

“Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe prej këtij çasti mund të lajmëroheni për t’i dorëzuar ndihmat tuaja”, thuhet në postimin e VV.

Pikat grumbulluese:

Edhe Pas tërmetit në Shqipëri, shumë aksione solidarizimi u organizuan në Prishtinë dhe qytete tjera të vendit Arbëri Pas tërmetit në Shqipëri, shumë aksione solidarizimi u organizuan në Prishtinë dhe qytete tjera të vendit

Zyra e LV! në Prishtinë

Rr. Kasëm Haxhimurati nr. 12

Ne lagjën Arbëri/Dragodan

Zyra e LV! në Prizren

Rr. Adem Jashari nr. 104

Në qendër, ngjitur me QMI, afër Shtëpisë së Bardhë

Zyra e LV! në Gjakovë

Edhe Vetëvendosja telegram ngushëllimi për familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi Arbëri Vetëvendosja telegram ngushëllimi për familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi

Rr. Ismail Qemali pn

Te çarshia e vjetër, përballë Rektoratit