Në Komunën e Obiliqit, erërat e mëdha dhe shiu i mbrëmshëm, përveç dëmeve në infrastrukturën rrugore, ka shkaktuar dëme në fushën e bujqësisë dhe dëme të tjera në ekonomitë familjare.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Kryetari Xhafer Gashi ka siguruar qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi se përkrahja nuk do të mungojë. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ofrohet ndihmë edhe nga Ministria e Bujqësisë, transmeton kp.
“Qytetarë të nderuar, ju siguroj se përkrahja jonë ndaj jush nuk do të mungojë. Ne do të bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet në infrastrukturë bashkë me ndriçimin publik, ndërsa në bujqësi pas verifikimit nga ana e komisionit do të ndihmojmë bujqit dhe fermerët e dëmtuar. Me këtë rast ftojmë edhe Ministrinë e Bujqësisë që të ofrojë mbështetjen për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë ai.
{gallery}
-
Jo vetëm ajri i ndotur, Obiliqi në hall edhe me zhurmën që vjen nga KEK-u
-
Raportohet për dëme nga vërshimet edhe në Malishevë
-
Erërat dhe breshri shkaktojnë dëme në Podujevë
-
Breshëri dëmton të mbjellat në Skenderaj, Komuna premton ndihmë
-
Ende nuk dihet vlera e dëmeve nga vërshimet në katër komuna të rajonit të Prishtinës