Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Erërat dhe breshri shkaktojnë dëme në Podujevë

Moti i ligë që ka mbretëruar në Kosovë të hënën ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Podujevës, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Siç ka thënë ai, janë dëmtuar dhjetëra ekonomi familjare e kultura të ndryshme bujqësore në rendimentin e tyre.

“Si institucione lokale me të gjitha kapacitetet tona do të jemi pranë qytetarëve në nevojat e tyre për ta kaluar shpejt këtë situatë. Njëherit, apeloj tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar këto ditë nga rreziqet që mund të kanosen nga moti i keq”, ka thënë ai.

Në Prishtinë, si pasojë e rrëzimit të një druri në kryeqytet vdiq një i ri. U lëndua edhe një person.