Breshri i vrullshëm i së martës ka shkaktuar dëme në të paktën tri rajone të Kosovës.
Në Podujevë është raportuar për breshër të madh në disa fshatra. Nga Lluzhani janë publikuar pamje në të cilat shihen disa toka bujqësore të dëmtuara. Dëme të konsiderueshme raportohet të jenë shkaktuar edhe në fshatin Lupç të Poshtëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Prishtinë, në disa fshatra janë rrëzuar pemë, ndërsa në Butovc pemët e rëna bllokuan edhe rrugën. Dëme ka pasur edhe në qendër të qytetit.



Në Gjilan po ashtu është raportuar për dëme të konsiderueshme nga stuhia e erës.

