Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova solidarizohet me të mbijetuarit e tërmetit

Nxënësit e shkollës fillore, “Motrat Qiriazi” në Prizren, u janë bashkuar nismave për të mbledhur ndihma për fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi. Donacionet po mblidhen nga shoqata humanitare, “Empati”

Në Prizren, nxënësit e shkollës fillore, “Motrat Qiriazi”, kanë mbledhur veshmbathjet personale për t’ua dhuruar fëmijëve të prekur nga tërmeti në Turqi. Donacionet po mblidhen nga shoqata humanitare, “Empati”. “Unë kam pru veshje për fëmijë dhe bebe. Po më vjen shumë keq çka ka ndodhur dhe ndihmat do t’i ndihmojnë ata”, ka thënë Eli Faxhi, nxënëse e klasës së pestë. “Kam sjellë jakne për bebe, tesha për bebe. Kam sjellë edhe jorganë të gjyshes dhe të miat”, ka thënë Hana Shporta

Tërmeti që goditi të hënën në mëngjes Turqinë e Sirinë ka tronditur botën mbarë. Numri i viktimave po vazhdon të rritet, derisa mijëra persona ende konsiderohen të zhdukur. Përditë e më shumë po shuhen shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të ngujuar në rrënoja.

Miqtë dhe familjet e të ngujuarve, ulur pranë zjarrit në zonat e prekura, presin mrekulli, edhe pse përherë e më shumë po zbehen shpresat për të mbijetuar të tjerë, raporton agjencia e lajmeve, AP. Një banor vendës u ankua për familjen që kishte humbur, ndërsa vëzhgonte operacionet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit nga dhjetëra shtete janë vendosur tashmë nëpër qytete e fshatra të ndryshme për t’i ndihmuar banorët vendës që po përballen me fatkeqësitë më të madhe natyrore që ka goditur Turqinë dhe Sirinë në 100 vjetët e fundit. Në mesin e tyre janë edhe pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovë, të cilët të mërkurën mbrëma kanë shpëtuar një fëmijë dyvjeçar dhe nënën e tij në gërmadha.

Image
Anëtarët e shoqatës së afaristëve, ”Esnaf”, në Prizren, tashmë kanë nisur të mbledhin fonde nëpërmjet një llogarie të hapura kastile për ndihmë zonave të prekura nga tërmeti

“Natyrisht se si popull i Kosovës, si komunitet turk, jemi prekur shumë”

“Natyrisht se si popull i Kosovës, si komuniteti turk, jemi prekur shumë dhe jemi çuditur, për arsye se kemi pritur se do të ketë ndikim shumë të madh dhe pas kalimit të kohës, kemi parë se do të ketë pasoja shumë të mëdha”, ka theksuar Ertan Simitçi, kryetar i Partisë Turke të Lëvizjes Novatore (YTHP)

Edhe Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Venezuelë, numri i viktimave ka arritur në afro 1.500 Botë 3 j. më parë Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Venezuelë, numri i viktimave ka arritur në afro 1.500

Pamjet nga Turqia e Siria e kanë tronditur edhe Varis Xhejalinin, kryetar i shoqatës së afaristëve, “Ensaf” në Prizren.

“Jemi tronditur me lajmin kur e pamë. Një tragjedi që 100 vjetët e fundit nuk ka ndodhur në rajon dhe në Turqi”, ka theksuar ai, duke treguar se shoqata e tij menjëherë është mobilizuar për të mbledhur ndihma financiare për dhjetëra mijëra turqit e prekur nga tërmetit, që ka marrë jetën e më shumë se 20 mijë personave në Turqi e Siri.

Sfidë më vete për të mbijetuarit konsiderohen temperaturat e ulëta. Ata kanë shprehur zemërimin ndaj mënyrës së reagimit të autoriteteve qeveritare turke.

Shtytja për të nxjerrë të mbijetuarit po bëhet gjithnjë e më urgjente pasi mungesa e ushqimit dhe ujit, moti i ftohtë dhe lëndimet e mundshme janë edhe më kritike.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, vizitoi shumë zona të prekura keq nga tërmeti katastrofik. Së pari, vizitoi një “qytet tendë” në Kahramanmarasin e goditur rëndë, ku jetojnë njerëzit e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ai u brohorit nga gratë dhe fëmijët në ankth. Mes thirrjeve që qeveria e tij të dërgojë më shumë ndihmë në zonën e fatkeqësisë, Erdogan pranoi mungesat fillestare në përgjigjen ndaj tërmetit 7.8 ballë të së hënës, por u zotua se askush nuk do të “mbetej në rrugë”.

“Kam sjellë tesha për bebe”

Në Prizren, nxënësit e shkollës fillore, “Motrat Qiriazi”, kanë mbledhur veshmbathjet personale për t’ua dhuruar fëmijëve të prekura nga tërmeti në Turqi. Donacionet po mblidhen nga shoqata humanitare, “Empati”.

“Unë kam pru veshje për fëmijë dhe bebe. Po më vjen shumë keq çka ka ndodhur dhe ndihmat do t’i ndihmojnë ata”, ka thënë Eli Faxhi, nxënëse e klasës së pestë, pasi ka dorëzuar veshmbathjet në selinë e shoqatës turke. Edhe shoqet e shokët e saj kanë sjellë gjëra personale për bashkëmoshatarët turq e sirianë.

“Kam sjellë jakne për bebe, te3sha për bebe. Kam sjellë edhe jorganë të gjyshes dhe të miat”, ka thënë Hana Shporta. “Shumë keq më ka ardhur çfarë u ka ndodhur”.

Përfaqësuesit e shoqatës thonë se besojnë se me ndihmat e mbledhura do të ndihmohen mijëra të mbijetuar të tërmetit, sidomos fëmijë.

“Kemi filluar fushatën për mbledhjen e ndihmave humanitare për të prekurit e tërmetit në Turqi. Nga mjetet e informimit dhe përmes kanaleve zyrtare jemi njoftuar për gjërat që nevojiten për të mbijetuarit e tërmetit”, ka thënë Onur Kovaç, kryetar i shoqatës “Empati” midis grumbullit të veshmbathjeve. “Deri më tani, kemi mbledhur mbi 50 mijë rroba të ndryshme, ka një solidaritet të madh të popullatës në Kosovë, ku pjesëtarët e të gjitha komuniteteve ofrojnë ndihmë, qoftë në veshmbathje, pako ushqimore apo mjete higjienike. Afro 32 orë po punojmë pa ndërprerë, dhe janë paraqitur edhe shumë vullnetarë për sistemimin dhe paketimin e veshmbathjeve dhe pakove”.

“Tani njerëzit atje janë pa kulm mbi kokë”

Ai ka theksuar se është shumë e rëndësishme që t’i mbështesin të mbijetuarit.

Edhe Imazhi me pritjen e Ferdonije Qerkezit si mural kujtese e thirrje për drejtësi Kulturë 2 muaj më parë Imazhi me pritjen e Ferdonije Qerkezit si mural kujtese e thirrje për drejtësi

“Kosova është bërë një për t’i qëndruar afër Turqisë, e cila gjithmonë është gjetur pranë nesh në kohë të vështira”, ka shtuar Kovaç. Pakot e ndihmave humanitare do të dërgohen në Turqi në bashkëpunim me ambasadën, konsullatën, KFOR-in turk përmes aeroplanëve transportues. “Ne i përgatisim pakot dhe pastaj ato përmes institucioneve të Turqisë do të barten në zonat e prekura nga tërmeti. Janë njerëz shpirtmirë, pa dallim etnie, që dëshirojnë të zgjasin dorën e ndihmës me mundësitë që kanë”.

“Na vjen keq. Po mundohemi me ndihmua me aq sa kemi mundësi. Kam sjellë disa gjëra, veshmbathje të fëmijëve. Tani njerëzit atje janë pa kulm mbi kokë. Kanë mbetur pa asgjë. Duhet t’i ndihmojmë sa të mundemi, sepse janë vëllezërit tanë”, ka thënë Salif Shabani, qytetar i komunitetit boshnjak nga fshati Planjanë.

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi do të ndihmohen edhe me ndihma të mbledhura nga shoqata “Gerçek” në Prishtinë. Ndihma po mblidhen edhe në komunën turke të Mamushës, ka konfirmuar kryetari i saj.

Anëtarët e shoqatës së afaristëve, ”Esnaf”, në Prizren, tashmë kanë nisur të mbledhin fonde nëpërmjet një llogarie të hapura kastile për ndihmë zonave të prekura nga tërmeti.

“Ne si komunitet i biznesit e kemi hapur një xhirollogari enkas për këtë çështje dhe jemi duke pritur prej njerëzve vullnetmirë për të kontribuar, për t’u solidarizuar”, ka thënë Xhejlani, duke bërë të ditur se ka edhe shoqata të tjera në Prizren që po mbledhin ndihma në forma të ndryshme.

Image
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi do të ndihmohen edhe me ndihma të mbledhura nga shoqata “Gerçek” në Prishtinë. Ndihma po mblidhen edhe në komunën turke të Mamushës

“Tash është koha na t’i ndihmojmë ata”

Levent Bus, kryetar i degës së KDTP-së dhe zëvendëskryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ka thënë se shteti i Kosovës po mundohet ta ndihmojë Turqinë në këto ditë të vështira. Kosova ka shpallur ditë zie të mërkurën në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit.

“Edhe ne si KDTP, shoqëria civile, pra të gjithë në unitet si shqiptarët, turqit, boshnjakët, etj. ndiejmë dhimbjen për viktimat e tërmetit dhe brenda mundësive po mundoheni që të ofrojmë ndihmë humanitare për Republikën e Turqisë”, ka thënë Bus para objektit të komunës së qytetit multietnik.

Bus dhe përfaqësuesit e tjerë kujtojnë ndihmën që ka dhënë Turqia para, gjatë e pas luftës në Kosovë.

“Turqia ka qenë gjithmonë pranë nesh dhe ne duhet të shprehim solidaritetin brenda mundësive tona për të qenë afër bashkëkombësve tanë të prekur nga tërmeti”, ka thënë ai.

“Republika e Turqisë është një shtet që na ka ndihmuar vite të tëra, para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, na ka njohur pavarësinë menjëherë pas SHBA-së”, thekson Xhejlani. “Ata shumë na kanë ndihmuar. Tash është koha që ne të solidarizohemi me ta, të ndihmojmë me mënyra të ndryshme që i kemi”.

Simitçi ndërkaq kërkon më shumë angazhim të institucioneve të Kosovës, sidomos të Kryqit të Kuq të Kosovës për të mbledhur ndihma dhe për të lehtësuar transportimin e tyre për shkak të lehtësimeve që mund të ketë për kalimin e kufijve pa procedura të gjata që do të merrnin kohë.

“Tash koha që ne si Kosovë, si popull shqiptar, si komunitet, të gjithë komunitetet të tregojmë atë solidaritetin tonë, qoftë me institucionet qendrore, qoftë lokale, qoftë mediat, të japim atë kontributin tonë, të tregojmë solidaritet me ata që nesër prapë të kemi marrëdhënie të mira, komunikim të mirë se mund të ndodh edhe te na diçka e jashtëzakonshme”, thekson Simitçi në sallën e kuvendit komunal të Prizrenit.

Ai shpreson se thirrjet e tij do të dëgjohen dhe do të ketë mobilizim edhe më të madh të shoqërisë dhe të institucioneve të Kosovës për t’i ndihmuar turqit dhe sirianët e goditur nga tërmeti, që të mbijetuarit e kanë quajtur apokaliptik.

Edhe Gjuha hermetike e çerkezëve, dasma dhe varrimi Shtojca për Kulturë 3 muaj më parë Gjuha hermetike e çerkezëve, dasma dhe varrimi

Shtetet fqinje tashmë kanë dërguar aeroplanë e kolona me maune me ndihma Turqisë. Katari madje ka hapur një urë ajrore për të lehtësuar e përshpejtuar arritjen e ndihmave në zonat e tërmetit.