Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe LDK-ja kritikon Qeverinë për marrëveshjen e taksës ngjitëse

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për marrëveshjen e taksës ngjitëse, taksë prej pesë eurosh për regjistrimin e veturave.

Zemaj ka marrë shembull kërkesën e dikurshme të Lëvizjes Vetëvendosje për heqjen e pagesës për ‘’Rrugën e Kombit’’. Ish-ministri i Shëndetësisë e konsideron një gjë të tillë hipokrizi.

‘’T'i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për "Rrugën e Kombit", e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi. Definitivisht, i padrejti i drejtë nuk mund të bëhet. Në emër të "luftës kundër varfërisë" të varfëron, në emër të "uljes së papunësisë" e rritë papunësinë, në emër të "luftës kundër hajnisë", të vjedh. Marre, turp!’’, ka shkruar Zemaj në Facebook.