Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngrehur alarm për ngarkesat me mandarina që vijnë nga Shqipëria.
AUV ka shtuar masat e kontrollit për ngarkesat me mandarina dhe do të merren mostra për testim për të përcaktuar nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarinë.
Ngarkesat me mandarina janë ndaluar në pikëkontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.
“AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet)”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është përfshirë në lajmërimet e Sistemit evropian, megjithatë ka marrë masa për të hequr dyshimet.
“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura... Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, ka thënë Agjencia më tej.
-
Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë për mandarinat me pesticide: Nga 924 kamionë, 3 u kapën me parregullsi
-
Disa vende të BE-së i kthejnë në kufi mandarinat shqiptare
-
AUV: Rezultatet laboratorike do të përcaktojnë shkakun e rasteve të raportuara
-
AUV po ndërmerr masa për tërheqjen nga tregu të djathit të kontaminuar me aflatoksinë
-
Mishi i pulës me salmonellë në Shqipëri, AUV-i shton kontrollet për mishin nga Brazili në Kosovë