Arbëri

AUV po ndërmerr masa për tërheqjen nga tregu të djathit të kontaminuar me aflatoksinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës po ndërmerr masa për të tërhequr nga tregu djathin mozzarella me origjinë nga Italia për shkak të kontaminimit me aflatoksinë M1. 

AUV ka thënë se po monitoron situatën.

Ky djath prodhohet nga qumështi i buallicës.

“Duke u bazuar në vlerësimin e mundshëm të një rreziku serioz, Agjencia është duke ndërmarrë masat e nevojshme, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, për të monitoruar këtë rast dhe për të tërhequr nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës. Lote të ndikuara janë: 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinë nga Italia, prodhuesi Caseificio Coop. “La Contadina” A.R.L., eksportuesi Cepparo S.P.A. Itali dhe i importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe”, thuhet në njoftim.