Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë realizuar izolimin e produktit djathë Mozzarella Bufalo në peshë prej 15 kilogramë, i prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia.
Ky lloj djathi dyshohet se ka prani të aflatoksinës M1. AUV-i ka thënë se shpejt do të fillojë procesi i asgjësimit të tij.
Ky produkt është prodhuar nga kompania Caseificio Coop, "La Contadina", në Itali dhe importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe.
“Ky veprim ndërmerret me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të siguruar respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
AUV po ndërmerr masa për tërheqjen nga tregu të djathit të kontaminuar me aflatoksinë
-
AUV tërheq qumështin “Land” të Vitës për shkak të mykotoksinës mbi kufirin e lejuar
-
Gjoba deri 9 mijë euro për ata që s’i tërheqin produktet e ndaluara të qumështit
-
Largohen nga tregu 7 produkte qumështi që nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës
-
Tërhiqen nga tregu edhe shtatë produkte të qumështit