Shoferit të autobusit që dyshohet se shkaktoi fatkeqësinë muajin e kaluar në Kroaci, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj nga gjykata në Slavonski Brod, ka bërë të ditur “24sata.hr”.
Në fatkeqësinë e 25 korrikut në Slavoncki Brod, humbën jetën 10 kosovarë që po ktheheshin në Kosovë për pushime. Autobusi i agjencisë “Deva Tours” ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë dhe në të ishin 69 persona, përfshirë edhe dy shoferët, njëri prej të cilëve vdiq në vend.
Avokati i shoferit D.L., Igor Cishper, tha se gjendja e klientit të tij “nuk është e mirë”. Ai tha se gjykatës i është ofruar kaucion prej 100 mijë kuna (13.346 euro) për lirimin e tij, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.
“Klienti im po dëgjohet çdo ditë me familjen e tij, por nuk është mirë”, tha avokati.
-
Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, lirohet shoferi i autobusit
-
Një muaj paraburgim për shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Kroaci
-
Dy vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod
-
Gjashtë vjet burgim shoferit të autobusit nga Kosova për aksidentin e rëndë në Kroaci
-
Detaje të reja për aksidentin me autobus në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë