Gjykjata e Qarkut në Slavonski Bord, ka vendosur sot në mëngjes që shoferit të autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë, që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiqën 10 persona e u lënduan mbi 45, t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muajsh, ka njoftuar Index.hr.
Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes në Slavonski Brod. Në autobusin e kompanisë Deva Tours, ishin 67 udhëtarë që po vinin në Kosovë për pushime dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve vdiq.
Shoferi i autobusit, të hënën në intervistimin nga Prokuroria, u mbrojt në heshtje.

Artikuj të ngjashëm
-
Edhe dy muaj paraburgim për shoferin që dyshohet se shkaktoi fatkeqësinë në Kroaci
-
Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci kishte thënë se diçka e shqetësoi në rrugë
-
Dy vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod
-
Gjashtë vjet burgim shoferit të autobusit nga Kosova për aksidentin e rëndë në Kroaci
-
Detaje të reja për aksidentin me autobus në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë