Emisioni “Express” sjell në ekran rrëfimin për një personazh të veçantë, infektologut me nam Xhelal Xhibo.
Vajza e Xhibos, Engjëllusha Susuri, ruan me shumë xhelozi kujtimet e babait të saj.
Kur ajo ishte vetëm 5 vjeçe, i ati kishte arritur disa prej sukseseve që do ta dallonin në profesionin e tij.
Xhibo kishte diagnostikuar personin e parë të prekur nga Variola, në verën e vitit 1972, kur Kosova kishte qenë njësia më e prekur në Jugosllavinë e atëhershme.
Një histori për t’u dëgjuar vjen të hënën në kuadër të emisionit “Express”, i cili transmetohet çdo ditë pune nga ora 16:30 vetëm në KTV.