Shkollat e Mesme të Ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Gjin Gazuli” në Prishtinë kanë kaluar në mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Shpresa Shala.
Shala ka thënë se kjo është bërë për shkak të numrit të të infektuarve derisa ka shtuar se situata është rënduar edhe në shkollat e tjera.
“Të nderuar nxënës, prindër, mësimdhënës dhe staf i shkollës, duke parë rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit në shkolla, kërkojmë nga ju që masat anti-Covid të respektohen me përpikëri sipas protokollit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka kërkuar nga prindërit që në rast se fëmijët e tyre kanë simptoma, të izolohen në shtëpi dhe të njoftojnë përfaqësuesit e shkollës dhe IKSHPK-në për testim.
-
Shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë kalon në skenarin C
-
Edhe një shkollë në Prishtinë kalon në mësim online
-
Shkolla “Ismail Qemali” kalon në mësim online shkaku i COVID-19
-
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në mësim online
-
Brenda dy javëve janë mbyllur 11 shkolla në Prishtinë për shkak të COVID-19