Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, shkolla e mesme e ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë do të kalojë në sistemin online.
Këtë e ka bërë të ditur stafi i shkollës përmes një postimi në Facebook.
“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24 janar deri më 29 janar 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C - mësimi të zhvillohet online”, thuhet në një postim në Facebook.
Deri tani, shumë shkolla në kryeqytet kanë zgjedhur formën online të mësimit për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Cikli VI-IX në “Hasan Prishtinë” kalon në mësim online
-
Shkolla “Ismail Qemali” kalon në mësim online shkaku i COVID-19
-
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në mësim online
-
Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë nga e enjtja kalon në mësim online
-
Shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë kalon në skenarin C