Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy nga të vdekurit në aksident janë nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka konfirmuar se dy nga dhjetë të vdekurit në aksidentin e sotëm në Kroaci, janë qytetarë të kësaj komune.

I pari i Rahovecit ka shkruar në Facebook se viktimat janë Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Familjeve Kastrati dhe Bellanica iu shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin tim më të thellë, i lutem Zotit të gjejnë forcë për të përballuar dhembjen e kësaj humbjeje të tmerrshme për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur dhe uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar”, thuhet në statusin e tij.

Latifi thotë se ka qenë në kontakt me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin, dhe kolonel atasheun ushtarak të Mbrojtjes, Skender Hoxhën.