Psikologia Florentina Dushi, ka thënë se edhe prindërit e 5-vjeçarit në Lipjan do të duhej të merrnin trajtim psikiatrik. Sipas psikologes, ajo çka kanë përjetuar fëmijët është një traumë që trajtohet por sipas saj sfidë është qasja e tyre në këto trajtime.
Dushi ka potencuar që këto shërbime psikologjike janë më të zhvilluara në sistemin privat sesa në atë publik prandaj mbetet të shihet se si do të veprojnë institucionet.
“Çka kanë përjetuar fëmijët është një traumë, kjo traumë trajtohet. Frikën që e kemi është se sa do të bëjnë institucionet dhe sa kanë qasje këta fëmijë në trajtim adekuat. Ndikon shumë në pasiguri sepse po flasim edhe për pasiguri fizike. Për mua personalisht, sfidë kryesorë në këtë është se si do të veprojnë institucionet tjera, sa do të kenë qasje këta fëmijë në këto shërbime kur ne jemi të vetëdijshëm që më të zhvilluara janë shërbimet në sektorin privat sesa publik. Edhe prindërit pavarësisht aspektit juridik se si do të rrjedh, janë në gjendjen që duhet të marrin trajtim psikologjik por edhe ndoshta për trajtim psikiatrik”, ka thënë psikologia Dushi.
Sipas saj shtimi i rasteve të dhunës në familje janë edhe si shkak i luftës të cilën e kemi përjetuar si shoqëri por edhe që nuk e kemi trajtuar
“Fatkeqësisht jemi një shoqëri që e kemi tejkaluar luftën dhe shumë frustrime dhe raste të dhunës që i shohim tani janë edhe si rezultat i asaj që e kemi kaluar por nuk e kemi trajtuar, prandaj edhe shohim rritje të rasteve të dhunës. Të gjithë ata persona që bëjnë dhunë ndaj të tjerëve, ose janë persona që vetë kanë përjetuar dhunë ose mund ta kenë edhe ndonjë çrregullim bashkëngjitës”, ka deklaruar Dushi në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Të mërkurën, një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se bashkëshortja po ushtron dhunë të vazhdueshme fizike ndaj fëmijës së tyre, njoftohej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Edhe
Ministri Hoti e mban përgjegjëse QPS-në në Lipjan për 5-vjeçarin e keqtrajtuar nga prindërit
Më vonë KOHA mësoi se bashkëshortja i ka dërguar video-incizime burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre. Më pas burri e ka njoftuar Policinë për rastin, duke i dorëzuar incizimet.
Një ditë më parë, dy prindër në në Lipjan u arrestuan pasi dyshimit se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre 5-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.
-
Pesëvjeçari nga Lipjani lirohet nga Pediatria, i jepet nën kujdes QPS-së në Gjakovë
-
Zgjerohen hetimet për keqtrajtimin e 5-vjeçarit në Lipjan, nën llupë edhe zyrtarët e QPS-së e Komunës
-
Hoti për keqtrajtimin e 5-vjeçarit në Lipjan: Kjo familje ka qenë në trajtim të QPS-së nga 2013-ta
-
Shteti la 5-vjeçarin në duar të prindërve dhunues