Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK), Enlirat Duraku, në një reagim dërguar mediave, ka kërkuar nga menaxhmenti i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), që ta bëjë të mundur që analizat e pacientëve të kryhen në ambiente adekuate.
“Në vend që u.d. Drejtoresha e Përgjithshme e SHSKUK-së, Pranevera Zejnullahu, të kërkojë që përmes poshtërimit, degradimit dhe nënshtrimit të infermierëve të përmirësojë cilësinë e shërbimeve, të kërkojë përmes asistentes së saj informacionet se si unë apo edhe sindikalistët tjerë janë në pushime, me qëllimin e vetëm shantazhin dhe intimidimin, do të ishte më e drejtë ndaj qytetarëve dhe pacientëve që fillimisht analizimi i mostrave të bëhet në ambiente adekuate dhe realisht me rezultate të sakta”, thuhet në reagimin e tij.

Reagimit të tij ai ia ka bashkangjitur tri fotografi që thotë se janë bërë në ambientet e Klinikës Interne.
Ai ka thënë se reagimin e mbështet në Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve.

-
Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje
-
Drejtorët e klinikave të QKUK-së ankohen për kushte të rënda
-
Sulmohet një infermier në Onkologji, reagon Sindikata
-
Në vend të veprimeve sindikale, punëtorët shëndetësorë vendosin t’i japin mundësi dialogut social