Enlirat Duraku nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, ka thënë se një nga kërkesat kryesore e profesionistëve shëndetësorë ka qenë dhe është trajtimi me dinjitet i tyre.
Ai ka thënë se kanë pritur mjaft për realizimin e kërkesave, duke shtuar se e mbështesin grevën.
Duraku në emisionin “SOT” në KTV ka thënë se arsyeja pse nuk kanë hyrë në grevë është për shkak se kërkesat nuk i janë përshtatur interesave të tyre.
“Ne e mbështesim grevën, por kërkesat nuk i përshtatën interesit të profesionistëve shëndetësorë. Ne i kemi dërguar propozimet tona te sponzorisuesi i Ligjit të Pagave. Është parë vullnet që të plotësohen kërkesat e profesionistëve shëndetësorë. Aktualisht nuk ka indikatorë që kërkesat të mos plotësohen pasi të gjitha janë të bazuara në anëtarësi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se janë optimist që kërkesat do të realizohen.
Duraku ka shtuar se të gjitha vendimet do të merren në bazë të situatës e cila do krijohet.
Edhe
Duraku kërkon që analizat e pacientëve në QKUK të bëhen në ambiente adekuate
VIDEO:
-
Në vend të veprimeve sindikale, punëtorët shëndetësorë vendosin t’i japin mundësi dialogut social
-
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK do të propozojë grevë deri në anulim të urdhëresave
-
Punëtorët e QKUK-së anulojnë protestën e paraparë për të mërkurën
-
Sindikata e QKUK-së del kundër FSSHK-së: E përkrahim grevën