Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata e QKUK-së del kundër FSSHK-së: E përkrahim grevën

Shoqata Sindikale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka dalë në mbështetje të grevës së përgjithshme të punëtorëve, e cila ka nisur të enjten me vendim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Kjo shoqatë, përmes një njoftimit për media të premten, ka thënë se kërkesat e tyre për rritjen e mirëqenies së punonjësve shëndetësor, janë injoruar nga qeveria aktuale.

“Duke pasur parasysh parimin bazë të sindikalizmit – solidaritetin, ne anëtarët e shoqates sindikale të QKUK, i përkrahim kërkesat e SBASHK-ut dhe administrates publike. Kërkesat tona për rritjen e mirëqenies së punonjësve shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, në vazhdimësi janë injoruar por kapakun ia ka vu kjo qeveri e cila me paturpësinë më të madhe deklarohet me orientime – Socialdemokrate, ndërsa veprimet e ndërmarrura e rangojnë në qeveri autokratike dhe ekstremisht djathtiste, këtë e dëshmon veprimi ndëshkues i ndërmarrur dje, karshi punonjësve grevist, në vend që të ulet në dialog social për të zgjedhur hallet dhe problemet e shumta të të klasës punëtore, halle këto të cilat janë rritur shumë nga inflacioni gallopant”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka komentuar edhe vendimin e së enjtes të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) e cila ka dalë kundër grevës, duke thënë kjo federatë është e kundërligjshme dhe e dalë nga një proces i manipuluar zgjedhor.

“Sa i përket deklarimit të djeshëm të FSSHK e cila është prononcuar kundër solidarizimit me greven e kolegëve të SBASHK-ut dhe administratës publike, kjo udhëheqje e kundërligjëshme, e dalur nga procesi i manipuluar zgjedhor, e ndihmuar nga këta pushtetarë dhe segmente të caktuara të partisë më të madhe opozitare – janë në borxhe politike, andaj nuk mund ta ngrisin kokën dhe ti mbrojnë interesat e klasës punëtore të RKS e besa as të punonjësve shëndetësor. Ne anëtarësia e SHS të QKUK e kemi kuptuar që ligjin mbi pagat, i prolonguar nga kjo qeveri qe një vit, edhe kështu si është dizajnuar është bërë për të mos u miratuar! Edhe nëse miratohet, hyrja në fuqi pas tetë muajsh e bën të pa vlerë sepse ai nuk i zgjidhë problemet sociale”, vazhdon njoftimi.

Edhe Tetë sindikata kërkojnë nga partitë reformë të thellë të legjislacionit të punës dhe dialogut social Zgjedhjet 2025 7 muaj më parë Tetë sindikata kërkojnë nga partitë reformë të thellë të legjislacionit të punës dhe dialogut social

Sindikata po ashtu ka fajësuar politikbërjen për gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia, duke thënë se ditëve në vijim do të ndërmarrin vendime për manifestimin e pakënaqësisë për këtë gjendje.