Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi nesër mbetet pa ujë për 10 orë

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ditën e hënë, komuna e Drenasit do të mbetet pa furnizim me ujë.

Sipas Ujësjellësit, kjo do të ndodh për shkak të punimeve teknike që do të kryhen nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” në Bivolak.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si shkak i punimeve të serishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër Lepenc " në Bivolak , gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 - 20:00.