Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar Fatmir Xhelili, kryetar.
Në këtë mbledhje, drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka raportuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Në veçanti raportoi për rastin e hyrjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Ky informacion është dhënë nga Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës pasi mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në këtë komision.
Edhe pas pritjes disa orëshe në hollin e Kuvendit, më pas është njoftuar që askush prej anëtarëve nuk do të prononcohet për media./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Ajeti raporton në Komisionin për mbikëqyrjen të AKI-së
-
Drejtori i AKI-së raporton në Komisionin për mbikëqyrjen e kësaj agjencie
-
Shefi i AKI-së sot raporton para deputetëve
-
Basha: Drejtori i AKI-së s’pati kohë për të gjitha pyetjet
-
Mulhaxha-Kollçaku: Do të kërkojmë llogari nga Veliu për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë