Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, do të raportojë të martën para deptetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Mbledhja e komisionit pritet të nisë në orën 10:00.
Gashi kishte raportuar para anëtarëve të komisionit edhe një javë më parë.
Raportimi i Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte bërë me dyer të mbyllura. Raportimi i Gashit ishte i shkurtër pasi që siç kishte deklaruar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, për shkak të agjendës së Gashit.
Siç kishte thënë Basha, shefi i AKI-së kishte raportuar rreth sigurisë në vend.
Artikuj të ngjashëm
-
Ajeti raporton në Komisionin për mbikëqyrjen të AKI-së
-
Në mbledhje të mbyllur inspektori i AKI-së raporton në Komision
-
Hoti ia kërkon dorëheqjen drejtorit të AKI-së
-
Basha: Drejtori i AKI-së s’pati kohë për të gjitha pyetjet
-
Komisioni për AKI mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës