Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar sot katër ankesa në Gjykatën e Apelit për aktivistët e dënuar: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.
“Dënimi i tyre është kryekëput politik dhe i padrejtë dhe shkalla e dytë e ka mundësinë që ta korrigjojë këtë gabim të drejtësisë. Përgjigjja në këto katër ankesa është shansi i dëshmisë se një pjesë e gjyqësorit të Kosovës ende mund të veprojë e pavarur”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje aty thuhet se “pa prova e pa fakte, aktivistët tanë janë të privuar nga liria që prej fundgushtit të vitit 2016. Pos muajve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak, ata kanë 73 ditë që janë arrestuar dhe po vuajnë padrejtësinë”.
VV njofton se përsëri kërkojnë liri për katër aktivistët e dënuar.
“Kërkojmë fundin e këtij gjyqi të montuar. Kërkojmë vënie të drejtësisë për rastin e aktivistit Astrit Dehari”, përfundon njoftimi i tyre.