Tre persona të armatosur, të maskuar dhe me veshje ushtarake mbrëmë kanë djegur një flamur grek në Ksamil.
Në videon e siguruar nga SarandaWeb, duket se një prej personave të maskuar ka hedhur poshtë flamurin grek, e kanë lyer me benzinë dhe e kanë djegur me zjarr teksa dy të tjerë mbajnë flamurin shqiptar.
Ndër të tjera, tre personat duket se këtë akt e kanë kryer për shkak të debatit që ka lindur për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, duke dhënë mesazh për grekët se ”Deti është i joni”.
Persona të maskuar dhe të armatosur djegin flamurin grek në Ksamil Video e cila pretendohet se është realizuar në Ksamil, është shpërndarë në internet me mbishkrimin "Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë. Deti është i joni"
Posted by Saranda Web on Tuesday, September 1, 2020