Për ekzistencën e serbëve në Kosovë dhe për shkak të së drejtës tonë në atë territor, është e rrezikshme që të mos ketë dialog të brendshëm dhe të bëhemi se nuk ka kurrfarë problemesh, ka thënë Lilana Smajloviq, gazetare nga Serbia dhe një kohë të gjatë kryeredaktore e gazetës së Beogradit “politika” që shquhet me qëndrimin e saj antishqiptar, transmeton Koha.net.
Ajo për RTV KiM ka shtuar se iniciativa e Vuçiqit për dialog do t’i shtyjë qytetarët të mendojnë se sa e rëndësishme është Kosova.
“Çdo mendim për Kosovën, kaq vite pas ndërhyrjes së NATO-s, detyrimisht na shpie te përfundimi se diçka na është marrë me dhunë dhe se këtë asnjë vend tjetër nuk do ta lejonte. Ushtarët nga shumë vende të huaja në vitin 1999 kanë kaluar 10 mijë kilometra për të luftuar për diçka që nuk është fare e rëndësishme për ta“, ka thënë ajo.
“Pas kaq vitesh kemi tendencën që në Kosovë ndaj Serbisë të merret një qëndrim më i ashpër, gjë që e bëjnë politikanët shqiptarë, pasi ata duhet të dëshmohen“, ka theksuar ajo duke shtuar se te shqiptarët ekziston njëfarë obsesioni ndaj Aleksandar Vuçiqit.
Smajloviq ka përfunduar se kundërshtarët politikë të Vuçiqit vazhdimisht theksojnë se ai do ta tradhtojë për Kosovën, se qëllimet e tij janë më të këqijat të mundshme, por askush nuk kujtohet të thotë diçka kur Vuçi qi pyet “çfarë të bëhet me Kosovën”.