Me vetëm 56 vota pro, sërish ka dështuar përpjekja që të formohet një komision zgjedhor për votim të fshehtë për kryeparlamentar të Kuvendit. Si rrjedhojë, pas vetëm 4 minutash seancë, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu punimet dhe Kuvendi do të mblidhet sërish pas dy ditësh në përpjekjen e 13-të për konstituim.
Teksa zhvillohej procesi i votimit, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pyesnin se për çka po votohej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë votë ishte kundër e nuk pati asnjë abstenim.
Seanca e ardhshme do të mbahet më 9 maj në fillim prej orës 10:00.
VIDEO: Momenti i votimit në Kuvend