Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor për rezervat shtetërore, Hajdarit iu dërgua ftesa në Kuvend

Avni Syla

Foto: Koha

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në këtë rast, krahas Hajdarit, për keqpërdorim detyre akuzohen edhe zyrtarët e Ministrisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, si dhe për ndihmë në kryerjen e veprës penale akuzohet afaristi Ridvan Muharremi.

Në seancën e së premtes preznet ka qenë vetëm i pandehuri Hafiz Gara. 

Për Hajdarin, gjyqtari Avni Syla, ka thënë se ftesa i është dërguar në adresën që i është dhënë nga ajo. Mirëpo ai ka thënë se Gjykata është njoftuar se ajo nuk është më në vendin e punës. 

Sipas gjyqtarit i pandehuri Irfan Lipovica ka kërkuar që të shtyhet seanca meqë është në një udhëtim jashtë vendit. 

Edhe Konfirmohet aktakuza kundër ish-ministres Rozeta Hajdari LAJMET E MBRËMJES Konfirmohet aktakuza kundër ish-ministres Rozeta Hajdari

Ndërkohë që i akuzuari Ridvan Muharremi, ka munguar për shkak të një operimi dhe gjyqtari ka thënë se ka të pamundur të marrë pjesë në seancën e sotme.

Në mars të këtij viti Gjykata Themlore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën në rastin e njohur si “Rezerva shtetërore”.

Bazuar në aktakuzë, Hajdari, Lipovica e Gara dyshohet se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur me qëllim detyrat zyrtare gjatë muajve shkurt e mars të 2022-tës, me qëllim që t’u krijojnë fitim pasuror personave të tjerë, duke i shkaktuar buxhetit dëm prej rreth 3 milionë eurove. E i akuzuari i katërt, Muharremi, akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës. 

Në aktakuzë theksohet se buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 3 milionë euro si pasojë e veprimeve të të akuzuarve me sasi të vajit, miellit e sheqerit, me të cilat nuk është furnizuar rezerva shtetërore.

Bazuar në aktin akuzues, Ligji për Rezervat shtetërore parasheh furnizim me procedurë të hapur, porse të akuzuarit e bënë këtë me procedurë të mbyllur.

Lidhur me këtë rast, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audioincizimeve, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Edhe Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, munguan Rozeta Hajdari e avokati i Lipovicës Arbëri Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, munguan Rozeta Hajdari e avokati i Lipovicës

Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Më vonë, ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.