Ka dështuar miratimi i Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie.
Deputetët e pozitës në këtë komision kanë insistuar që – me gjithë vërejtjet e shumta - dokumenti të kalojë në Kuvend për miratim, mirëpo një gjë e tillë është pamundësuar pas kundërshtimeve të deputetëve Imet Rrahmani nga LDK-ja dhe Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Koha Ditore.
Ata kanë lëshuar sallën duke pamundësuar vendimmarrjen në mungesë kuorumi.
Projektligji i hartuar nga ky komision i Kuvendit, ndër tjerash, rregullon edhe formën e financimit të transmetuesit publik. Dy janë burimet kryesore: njëri nga parapagimi e tjetri nga buxheti shtetëror. E pikërisht në këtë dispozitë ligjore projektligji ka marrë më së shumti vërejtje... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
LDK-ja dhe VV-ja votojnë disa projektligje dhe lëshojnë sallën
-
Opozita kundër projektligjit për RTK-në rreth financimit, pronës dhe digjitalizimit
-
Kalon për lexim të parë në Kuvend Projektligji për RTK-në
-
Milaim Zeka nga arresti shtëpiak mund të përbëjë kuorumin e Komisionit për RTK-në
-
Projektligji për RTK-në përplas pushtetin me opozitën në Kuvend